Ish-efektivi i policisë, Renaldo Avduli, i dyshuar për përfshirë në kultivim e trafik droge në vitin 2016, është vetëdorëzuar në polici pas tre viteve arrati. Nga ajo kohë edhe pozita e tij ligjore është lehtësuar, pasi nga akuzat e grupit kriminal në Gjykatën e Vlorës do të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pas tri vitesh në arrati me akuzën e implikimit në trafikun e drogës, ish efektivi i policisë së Vlorës Renaldo Avduli është vetëdorëzuar të shtunën për tu përballur me akuzat në gjykatë.

Ish polici akuzohej për lidhje me grupin e Taulant Haxhirajt të goditur në vitin 2016,  kur u arrestuan 11 anëtarë të rrjetit të kultivimit të drogës.  Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti akuza për grup të strukturar kriminal në kultivimin e trafikimin e drogës, por hap pas hapi, ato u zbutën ndaj ish efektivit të policisë.

Dosja shkoi në gjykim tek krimet e rënda, por materialet ndaj Renaldo Avdulit u veçuan dhe iu dërguan gjykatës së Vlorës vetem me akuzën e "Shpërdorimit të detyrës".

Në këtë gjykatë është zhvilluar seanca paraprake dhe dosja është në tavolinën e Kryetarit të saj Skënder Haluci I cili këtë të hënë ka rikonfirmuar masën arrest me burg ndaj ish -policit.

Nuk dihet se ku ka qëndruar për tre vite ish agjenti i policisë, por vetëdorëzimi në polici në një kohë kur dosja është në gjykatë, duket të jetë një përpjekje për të shmangur periudhën e paraburgimit.

Avduli rezulton sipas prokurorisë i përfshirë në kultivimin e drogës në fshatra e Vlorës ku u kapën disa tonë lëndë narkotike. Madje prokuroria në atë kohë paraqiti si prova edhe përgjime mes agjentit të policisë dhe Taulant Haxhirajt të dyshuar si drejtues i grupit.

Sipas akuzës droga trafikohej në Itali nga grupi i “Habilajve”. Rreth një vit më parë, në prill 2018 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me një total prej 29 vitesh burg katër Taulant Haxhirajn, Shkëlqim Koçiaj dhe Marjus Bajramin dhe Xhovalin Bacon. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ata përfituan 1 të tretën ulje dënimi.



/Ora News.tv/