Vlorë, tentojnë ti vjedhin makinën policit por përplasen me shtyllën elektrike

Tentativa për ti vjedhur makinë një punonjësi policie ka përfunduar në aksident në Vlorë. Ngjarja u regjistrua këtë mëngjes në lagjen "11 korriku" në Vlorë.

Persona ende të paidentifikuar, tentuan të vjedhin një automjet tip “Mercedes-Benz”, por gjatë arratisjes kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një shtyllë elektrike.

Mjeti me targa VL 9861 B rezulton në pronësi të efektivit të policisë Engjellush Alilaj.

Autorët kanë arritur të largohen nga vendngjarja dhe kanë humbur gjurmët, por siç duket edhe nga pamjet në video, autorët e grabitjes kanë mbetur të plagosur.

Në brendësi të mjetit janë gjetur njolla gjaku.

Policia po ushtron kontrolle përreth, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza e mjetit për të identifikuar ndoshta edhe autorët.

EMISIONET