Vlora është tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 11 prill.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali në lagjen "Rilindja" dhe fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, por identifikimi i autorit është e vështirë, pasi ai ishte i maskuar.

"Më datë 11.04.2019, rreth orës03:35, në lagjen "Rilindja", në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



(Pamje nga dëmet e shpërthimit)


/Ora News.tv/