Vlorë, shpërthimi i bombolës së gazit shkatërroi shtëpinë, plagoset gjyshja

Vlorë, shpërthimi i bombolës së gazit shkatërroi

Shpërthimi i një bombole gazi të vendosur në oborr thuajse e shkatërroi këtë shtëpi në lagjen 1 Maji të Vlorës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:50 minuta të mëngjesit, kohë kur tre nga 5 anëtarët e familjes ndodheshin brenda saj.

Për pasojë gjyshja rreth 70 vjece e familjes mbeti e plagosur lehtë. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dëmet materiale sic shihet janë të mëdha.

Muret, dyert e dritaret janë dëmtuar duke lënë gati në qiell të hapur familjen me 5 anëtarë.

Arben Mamani: Bombola ishte jashtë por.. Nusja dhe vjehrra ishin brenda ndërsa dhe vajza ishim jashtë. Shtëpia u shkatërrua.

Ekspertët ndërkohë po punojnë për të sqaruar shkaqet e shpërthimit.

Dyshimet janë se bombola mund të jetë harruar hapur, ose mund të këtë krijuar rrjedhje për shkak të ndonjë defekti.

Prej janarit, në të gjithë vendin janë shënuar disa raste të shpërthimit të bombulave të gazit, që në disa raste kanë rrezikuar të prodhojnë tragjedi.

EMISIONET