Në Vlorë sekuestrohen 500 kg kanabis, në Fier kapet gomonia

Në Vlorë sekuestrohen 500 kg kanabis, në Fier kapet gomonia

Më shumë se gjysmë toni drogë dhe një gomone janë sekuestruar sot (20 qershor) në brigjet e Vlorës dhe Fierit, ndërsa një tjetër mjet lundrues i dyshuar se do të përdorej për trafik lëndësh narkotike është në ndjekje në det të hapur.

Lënda narkotike, që sipas burimeve shkon në rreth 500 kilogram u gjet pranë Gjirit të Bristanit në Gadishullin e Karaburunit gati për tu trafikuar.

Droga u zbulua ndërsa forcat e Policisë kufitare ata të Delta Forcë dhe Guardi Di Finanza ishin në një operacion të nisur prej mbrëmjes së djeshme që u finalizua me sekuestrimin e një gomoneje 12 metra të gjatë në brigjet e Darzezës në Fier, por ku skafistët arritën të arratisen.

Edhe në rastin e Vlorës, trafikatët të paktën për momentin janë të lirë. Ata kanë evidentuar afrimin e forcave të policisë dhe janë nisur në det të hapur sipas burimeve ku ende vijon ndjekja.

Droga ne Fier 

Policia ende nuk ka dalë në deklarata zytare për drogën e Vlorës dhe gomonen e kapur në Fier, por burimet thonë se nuk përjashtohet mundësia që rastet të kenë lidhje.

Gomonia 12 metra që u sekuestrua mbrëmjen e së martës në Darzezë dyshohet se erdhi nga Italia për tu ngarkuar në brigjet shqiptare.

Por pasi u evidentua në radarë dhe u vu në ndjekje, për disa orë trafikantët dyshohet se braktisën aty për të humbur gjurmët e destinacionit të vërtetë

Ndaj forcat e Anti drogës dhe ata të Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë gjithë natës kanë kontrolluar deri në orët e para të mëngjiesit territorin përreth zonës ku u braktis gomonia, por  ende nuk ka informacion nësë kanë rënë në gjurmët e skafistëve

Dyshimet janë se gomonia mund të jetë e paregjistruar. Por verifikime ndërkohë po bëhen edhe me palën italiane, nga ku dyshohet se ishte nisur mjeti i fuqishëm lundrues

Pak kohë më parë një gomone me gjatësi prej 12 metrash u sekuestrua në zonën e Darzëzës në Fier në kuadër të një operacioni të Policisë së SHtetit ku u zbulua një laborator në ndërtim për kultivimin e bimëve narkotike në tokat në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj që tashmë është në kërkim.

EMISIONET