Vlorë, sekuestrohen mbi 200 kg drogë e municione luftarake

Vlorë, sekuestrohen mbi 200 kg drogë e municione luftarake

Policia ka sekuestruar mbi 200 kg drogë, municione luftarake e armë zjarri në fshatin Kuç të Vlorës, ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre me iniciale A.N., 35 vjeç.

Uniformat blu gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e 35-vjeçarit gjetën:

- 4 armë zjarri tip automatik

- 4 krehëra model 56

- 210 fishekë model 56 si dhe

- 246 kg kanabis.

"Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore,"-raporton policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ''Prodhim, shitja e narkotikëve'' dhe ''Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit'', parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

/Foto arkive


EMISIONET