Një 58-vjeçar nga Vlora u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën armë zjarri dhe municione dhe lëndë narkotike.

Policia thotë se operacioni i koduar ''Stoeger'' u zhvilluanë Selenicë në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe evidentimin e personave që posedojnë armë zjarri pa leje kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në qarkun e Vlorës.

Në pranga u vu Imer Maskaj, 58 vjeç dhe gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan:

2 armë zjarri automatik model 56

1 armë gjahu teke,

121 fishekë luftarakë

447 copë fishekë për pistoletë TT M-54,

12 copë fishekë për armë gjahu

11.5 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278/3, 280, 283/1, të Kodit Penal.

/Ora News.tv/