Vlorë, makina përplas për vdekje një 57-vjeçar me biçikletë

Vlorë, makina përplas për vdekje një 57-vjeçar me

Një 57-vjeçar  i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një automjet.

Sipas informacioneve të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës, ku shtetasi H.M  që po udhëtonte me biçikletë u përplas nga një automjet me targa AA 137 OY.

"Më datë 19.03.2018, në aksin rrugor të transballkanikes mjeti tip ''Ford'', me drejtues shtetasin Arsjon.L., 22 vjeç, ka përplasur shtetasin që udhëtonte me biçikletë H.M., 57 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes", sqaron policia. 

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk mundi ti mbijetonte plagëve, ndërsa drejtuesi i makinës ka tentuar të largohet, por është arrestuar nga policia pak minuta më vonë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET