Vlorë, kapen 30 kg kanabis në Llakatund, arrestohet 26 vjeçari "pa emër"!

Vlorë, kapen 30 kg kanabis në Llakatund, arrestohet 26 vjeçari

Një sasi prej 30 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës në kuadër të një operacioni të koduar "Home". Sekuestrimi i drogës erdhi gjatë një kontrolli të ushtruar në një banesë të fshatit Llakatund.

Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën në flagrancë një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike. Policia lokale nuk jep identitetin dhe as inicialet e personit të arrestuar në kushtet e flagrancës.

Në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

EMISIONET