Vlorë, homazhe në kujtim të këngëtares dhe artistes së mirënjohur

Vlorë, homazhe në kujtim të këngëtares dhe artistes

15 vite më parë u nda nga jeta këngëtarja dhe artistja e mirënjohur vlonjate Anita Bitri, në një fat dramatik i cili tronditi të gjithë opinionin publik aso kohe. Këtë të shtunë në teatrin Petro Marko të Vlorës u zhvilluan homazhe në përkujtim të këngëtares vlonjate teksa prezent ishin artistë, miq, koleg të këngëtares si dhe përfaqësues të pushtetit vendor të qytetit të Vlorës.

Për artistin, muzikantin e mirënjohur Zhani Ciko, Anita Bitri përfaqëson atë brez të vyer të këngëtarëve që nuk vjen më, me talentin e saj të spikatur që në vegjëli arriti të kapi majat e artit shqiptar.

Vasil Cuni, kompozitori dhe një prej mbështetësve më të hershme të këngëtares vlonjate, e sheh Anita Bitri si këngëtaren e cila do të kujtohet gjithmonë si një ikonë e muzikës vlonjate, pasi me talentin e mirënjohur shkeli në çdo skenë duke interpretuar këngë të zhanerave më të vështirë të muzikës shqiptare, duke lënë në këtë mënyrë gjurmë në çdo skenë që interpretonte.

Prezent në këtë ceremoni kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli kujton prezantimin e parë të Anita Bitrit në skenën vlonjate, marrëdhënia me vëllai e ndier Edi Lelin i cili ishte i pari që e prezantoj dhe e promovoi Anitën në skenë duke besuar marrëzisht tek talenti i saj brilant.

Në nderim të këngëtares së mirënjohur vlonjate Anita Bitri, autori Albert Zholi publikoi dhe librin e tij me jetëshkrime të këngëtares si dhe eksperiencat e saj të karrierës.

Të ardhurat që u fituan me shitjen e tij u shpërndan për bamirësi për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntori në Durrës dhe Tiranë.

EMISIONET