Vlorë, gomonia po trafikonte 1.7 ton kanabis

Vlorë, gomonia po trafikonte 1.7 ton kanabis

Rreth 1.7 ton është sasia e drogës që u kap gjatë mbrëmjes së  kaluar në Vlorë. Kanabisi i ngarkuar në një gomone u kap disa milje larg ujërave ndërkufitare.

Mjeti lundrues rreth 8 metra e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi u konstatua gjatë kryerjes së kontrolleve për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit nga D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza

"Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det" tha policia.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale





EMISIONET