Vlorë, gjendet predha e Luftës së Dytë Botërore

Vlorë, gjendet predha e Luftës së Dytë Botërore

Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Vlorë.

Gazetari i Ora News, Edi Ruçi raporton se predha u gjet mbrëmjen e djeshme në Jalli të Nartës.

Predha u gjet nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar edhe policinë, ndërsa pritet të vijnë nga Tirana edhe forcat xheniere, të cilët do të bëjnë vlerësimin.

Zona ku u gjet predha është e banuar, duke sjellë edhe rrezik për banorët.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë duke mos lejuar kalimin e banorëve deri në vlerësimin e forcave xheniere.

EMISIONET