Vlorë, 200 gr tritol në hyrje të një lokali, dy muaj më parë pronarit i plagosën djalin

Një pako e dyshimte e vendosur në derë të një lokali rikthye në Vlorë frikën e mesazheve kriminale me tritol. Eksplozivi rreth 200 gramë ishte i lidhur me fitil, por nuk ishte ndezur u gjet nga pronarët e biznesit që sic duket morën një paralajmërim.

Kjo është pakoja e eksplozivit që riktheu në qytetin e Vlorës panikun e mesazheve kriminale me tritol.

Pakoja është rreth 200 gramë dhe e lidhur me fitil.

Ajo u gjet mëngjesin e së enjtes para derës së lokalit tëAdriatik Brahimajt, në lagjen "Pavarësia".

Ishte vetë pronari i lokalit rreth orës 07:20 të mëngjesit ka gjetur eksplozivin dhe ka dhënë alarmin.

Policia krijoi një zonë sigurie, derisa forcat xheniere fillimisht verifikuan dhe më pas hoqën pa rrezik pakon e dyshuar.

Ajo është marrë për analiza të mëtejshme për të përcaktuar llojin e eksplozivit, sikurse për tu këqyrur për gjurmë të mundshme të autorit.

Në funksion të hetimit janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe bizneseve të tjera në zonë.

Burimet thonë se mbi bazë të pamjeve, eksplozivi u vendos në derë të lokalit  nga një person i vetëm në orët e para të mëngjesit.

Për shkak se fitili nuk ishte i ndezur, grupi hetimor ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një akt paralajmërues ndaj pronarëve të lokalit.

Për këtë hetimet janë shtrirë në disa pista.

Pak muaj më parë më 6 nëntor të vitit të kaluar, djali 18 vjecar i pronarit të Lokalit, Brikelo Brahimaj u plagos me armë zjarri në lulishten pas Universitetit të Vlorës.

Autori i dyshuar është bashkëmoshatari i tij Ergest Beqiraj, ndërsa dyshohet se motiv ishte një konflikt mes të rinjve.

Prej fillimit të vitit, sulmet me Tritol  kanë shënuar tre raste në Krujë ku në qendër kanë qenë një efektiv policie dhe një biznes.

Ndërsa në Vlorë, krahas kërcënimeve me tritol mbetet i përhapur edhe fenomeni i djegies së makinave, si një tjetër formë si dërgohen mesazhet kriminale në qytetin bregdetar.


EMISIONET