Zbardhen detaje të reja nga krimi i ndodhur mbrëmjen e 4 qershorit në Vlorë. Një automatik është gjetur rreth 30 metra larg vendit ku ndodhi vrasja e Vasil Dervishajt.

Nuk dihet se kujt i përket automatiku pasi 29 vjeçari është vrarë  me pistoletë dhe burime nga ekspertiza mjekoligjore tregojnë se plumbi që i ka shkaktuar vdekjen ka qenë ai në kokë.

Mendohet se në ngjarje janë përfshirë tre persona: viktima dhe dy autorët.

Burimet thonë se policia është afër zbardhjes së autorëve dhe motivit të krimit, por rezervohen të thonë më shumë.

29 vjeçari ishte kontigjent i njohur nga policia dhe ishte arrestuar disa kohë më parë për trafik droge.  

/Ora News.tv/