Vlorë, fieraku akuzohet se do i shkaktonte vetëvrasje bashkëjetueses, tentoi të ngacmojë të bijën

Vlorë, fieraku akuzohet se do i shkaktonte vetëvrasje

Një 33 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se për shkaktim vetëvrasjeje të bashkëjetueses si dhe ka tentuar të ngacmojë seksualish vajzën e saj

Djali i identifikuar me incialet N.D banues në Fier jetonte në Vlorë dhe u arrestua dje në banesën e tij në lagjen "Osman Haxhiu"

"Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen "Osman Haxhiu" Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes. Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij" informoi sot policia e Vlorës.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET