Vlorë, familja Hysa kërkon ndihmë për djalin e paralizuar

Vlorë, familja Hysa kërkon ndihmë për djalin e paralizuar

Familja Hysa nga fshati Rradhimë e Vlorës kërkon ndihmë për djalin e paralizuar. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike ku e vetmja e ardhur është kempi i djalit 12-vjeçar.

Temperatura e lartë që kaloi në ditët e para të lindjes i ka kushtuar qëndrimin në këtë karrige me rrota prej 12 vitesh.

Mentor Hysaj nuk ka mundur kurrë të ecë. Familja e tij jeton në kushte të vështira, në një banesë të amortizuar në fshatin Rradhimë të Vlorës.

"Unë jam munduar si prind ta çoj në kopësht në shkollë për vite me radhë në krahë"

Të ardhurat e vetme vijnë nga kempi i Mentorit, por ato nuk mjaftojnë as për medikamente.

"Disa ka që i merr me rimbursim, por ka disa që nuk rimbursohen"

Nëna e tij kërkon një shtëpi në qytet për të qenë pranë institucioneve që ofrojnë shërbim për djalin.

"Unë në fakt do të doja një shtëpi në Vlorë afër shkollës"

Rrugën për në institucionet e kujdesit, Dylbie Hysa e përshkon me këtë karrocë me rrota por ardhja e verës dhe temperaturat e larta vështirësojnë gjendjen shëndetësore të të birit.

EMISIONET