Dy makina, njëra Ford dhe tjetra Benz janë djegur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Makina Ford me targa AA 704 AJ dhe në pronësi të shtetasit me inicialet B.B u përfshi nga flakët në orën 01:45 të 21 tetorit. Makina u dogj në rrugën transballkanike dhe hetimet dyshojnë për zjarr të qëllimshëm.

Makina e dytë,Benz C klas me targa AA 804 IM u dogj pranë shkollës "Ismail Qemali" rreth orës 02:30 të mëngjesit. Makina ishte në pronësi të shtetases R.e

Zyrtarisht policia nuk ka bërë deklaratë lidhur me djegien e këtyre makina ndërsa dyshohet se janë zjarre të qëllimshme.



/Ora News.tv/