Vlorë dhe Sarandë, kapen dy persona për drogë dhe plagosje

Vlorë dhe Sarandë, kapen dy persona për drogë dhe plagosje

Policia e Vlorës dhe Sarandës ka kapur dy shtetas të shpallur në kërkim për Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe Plagosje e rëndë me dashje.

Konkretisht , Specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në DVP.Vlorë kanë kapur e ndaluar shtetasin Agron Hazizaj, 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër,Vlorë.

“Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ''Arrest me burg'' për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve''. Ngjarje e ndodhur më datë 24.11.2015 në fshatin Trevllazër Vlorë, ku janë sekuestruar rreth 128.3 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa si edhe 3 armë zjarri”, sqaron policia.

Po ashtu Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkimDiomet Musa, 30 vjeç, banues në Sarandë.

“Ndaj këtij shtetasi është caktuar masa ''Arrest me burg'' prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale ''Plagosje e rëndë me dashje'' dhe ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, për ngjarjen e ndodhur në 28 gusht të këtij viti'', informon policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET