Një 70 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në rrugën "Transballkanike" në Vlorë.

Policia bën me dije se një mjet tip BMW, ka përplasur rreth orës 19:00  një këmbësor të moshuar, pranë stacionit të trenit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Për pasojë, burri ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/Ora News.tv/