Një fëmijë 3 vjeçar është përplasur mbrëmjen e sotme nga një automjet në qytetin e Vlorë, i cili ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ''Gjergj Kastrioti'', ku shtetasi me iniciale A.G., drejtues i mjetit tip ''Toyota'', ka aksidentuar në gjendje të rëndë një fëmijë të mitur 3 vjeçar.

Shërbimet Policore kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/