Vlorë/ Atentati ndaj Inez Hajrulla, 3 të tjerë në pranga

Vlorë/ Atentati ndaj Inez Hajrulla, 3 të tjerë në pranga

Shkon në 7 numri i të arrestuarve për atentatin e muajit maj ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, ku mbeti i plagosur një kalimtar. Tre persona janë arrestuar në kuadër të hetimit, ndërsa në muajin nëntor në pranga ishin vënë katër të dyshuar.

Tre persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me atentatin ndaj Ines Hajrullës, ngjarje e ndodhur në muajin maj në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë ku mbeti i plagosur një kalimtar.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar në Itali dhe një në Vlorë me masë sigurie "arrest me burg" nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Personat e kapur në Itali, identitetet e të cilëve bëhen të ditura vetëm ne iniciale dyshohen se kanë qenë pjesë e atentatit pasi akuzohen  për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje”.

Ndërsa policia e Vlorës ka arrestuar 36-vjeçarin, Xheladin Merko, i dyshuar për mos kallëzim krimi.

Numri i të arrestuarve për atentatin ndaj të riut Inez Hajrulla, i biri i një biznesmeni të njohur në Vlorë ka shkuar në 7.

Në muajin nëntor, 6 muaj pas atentatit në kuadër të operacionit “Gjurmimi” u kapën 4 të dyshuar.

Në pranga në atë kohë u vunë Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë.

Sulmi me armë u shënua me 10 maj të këtij viti një lokal, pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur "kumbari" ose "faqedjeguri", i vrarë në Durrës.

Inez Hajrulla edhe pse në moshë të re konsiderohet një personazh i grupeve kriminale në Vlorë.

Në vitin 2017, ai mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Vijon operacioni policor i koduar "Gjurmimi".

Operacioni në Vlorë dhe në Itali.

Shkon në 7 numri i personave të arrestuar.

Gjatë vijimit të operacionit janë kapur dhe arrestuar 3 presona.

Dy prej tyre janë kapur në Itali dhe një është kapur në Vlorë.

Në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit, të ndodhura më parë, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë ka bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në maj të vitit 2019, në lagjen "Ujë i Ftohtë", ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve në një lokal dhe si pasojë mbeti i plagosur aksidentalisht 63-vjeçari D. C.

Në këtë kuadër gjatë orëve të fundit ka vijuar operacioni policor i koduar "Gjurmimi", në Vlorë dhe në Itali.

Në Vlorë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Xh. M., 36 vjeç, lindur e banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe "Përkrahja e autorit të krimit" .

Operacioni ka vijuar në Itali, ku si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, bashkëpunimit të shkëlqyer mes Zyrave Ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari e Romë në Itali dhe të Policisë italiane në Tiranë, me angazhimin e Skuadra Mobile në Romë është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në afërsi të Romës, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë dhe konkretisht:

I. M., 31 vjeç dhe G. D. (Z.), 42 vjeç, të dy banues në Vlorë;

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit F. H. dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndaj shtetasve I. M., G. D. dhe F. H., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje”.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 14.11.2019 janë arrestuar edhe 4 shtetas, ndërsa 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të shtetasve I. M dhe G. D, për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese", e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, "Armëmbajtja pa Leje” dhe në ngarkim të shtetasit Xh. M, për veprat penale  “Moskallëzim krimi” dhe "Përkrahja e autorit të krimit" .

EMISIONET