Një 17-vjeçar në Vlorë është kapur duke lëvizur në qytet me armë zjarri pa leje.

S.K., banues në Vlorë u arrestua  nga shërbimet policore në lagjen "Pavarsia 2".

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/