Policia e Vlorës ka ndaluar një 58-vjeçar nga fshati Golimbas në Bashkinë e Selenicës, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dy armë zjarri dhe municione.

Blutë e qytetit të Vlorës thonë se në banesën e Qamil Selamajt u gjetën dy pushka gjysmë automatik dhe 45 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", parashikuar nga neni 278 i K.Penal.

/Ora News.tv/