Vlora dhe Saranda nën "kontroll policor"

Vlora dhe Saranda nën "kontroll policor"

Qyteti i Vlorës ka qenë edhe mbrëmjen e sotme në kontrollin e plotë policor. 

Efektivë të drejtorisë vendore të policisë, forcat RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle të mjeteve në qytet.

"Kontrollet këtë të mërkurë janë përqëndruar në rrugët kryesore të qytetit, teksa po ndalohen thuajse çdo automjete në një kontroll të rreptë, për evidentimin dhe arrestimin e personave që i kanë shpëtuar ligjit por dhe gjithë atyre që nuk kanë dokumentacionet e nevojshme" raporton gazetari jonë në Vlorë, Edi Ruçi.

Kontrollet janë përqëndruar në akset rrugore kryesore si rruga Transballkanike, Bulevardi i ri i Vlorës apo Lungomare.

Nga informacionet mësohet se në mesditë kanë qenë në njësinë administrative të Selenicës, ku kanë bërë një krehje të zonës, por edhe janë pozicionuar në hyrje dhe në dalje të Selenicës, duke kontrolluar automjetet e zonës.

Aksioni vijon prej të martës, me fokus arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Kontrolle dhe në Sarandë

Aksioni është shtrirë dhe në Sarandë. Forca policore të FNSH dhe ato të Sarandës kanë ushtruar kontrolle për persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale si dhe personave përdorues dhe trafikantë droge.


EMISIONET