Prej 1 Janarit 2019, Vlora nuk do të ketë shërbim urban publik. Për shkak të humbjeve që shkojnë në 440 milion lekë, Këshilli Bashkiak në mbledhjen e fundit vendosi mbylljen e Parkut.

Kurse në të ardhmen sipas kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli, do të shikohet  mundësia që Parku Urban të kalojë në Varësi të Bashkisë.

Leli: Keni votuar të gjithë pro, sepse në fund fare ai projekt është një nga shërbimet e munguara cilësore në qytetin e Vlorës. 

Shërbimi urban publik i Bashkisë Vlorë ka në inventar 11 autobusë, nga të cilët vetëm pesë prej tyre janë ende në funksion, kurse 6 të tjerë të vjetruar nuk janë në linjë. 50 punonjësit e parkut, pritet të sistemohen në institucione të tjera.

Kështu prej fillim vitit të ardhëm, urbanët në Vlorë do të jenë vetëm privatë, ndërsa qytetarët presin përmirësim të shërbimit.

/Ora News.tv/