Një 25 vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi në banesën e tyre është sekuestruar drogë si dhe tre motora për mjete ujore me 300 kë fuqi.

Operacioni u kodua ''Mercury'' dhe në pranga ka rënë Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.

Në banesën e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.

• 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi 

• 3 motorra për mjete ujore me 300 kw fuqi,

• 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,

• 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kontrabanda me mallra të tjera'', ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', ''Prodhimi, shitja e narkotikëve'', dhe ''Kultivimi narkotikëve'', parashikuar nga nenet 174, 278, 283/1 dhe 284 të i Kodit Penal.

/Ora News.tv/