Vllaznia jep “shenja jete” mund 2-1 Lushnjën

Vllaznia jep “shenja jete” mund 2-1 Lushnjën

Vllaznia është kthyer të fitorja  dhe këtë e bën pikërisht pas rikthimit në “folenë” e tyre, “Loro Boriçi”

Shkodranët arritën të marrin 3-pikët pas plot 2 muajsh dhe këtë e bejnë ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në luftën për mbijetesë, Lushnjës.

Rikthimi në stadiumin “Loro Boriçi” ka ndikuar për mirë tëk shkodranët, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës pas vetëm 4 minutash lojë, me anë të sulmuesit Gilman Lika, që merr një top shumë të bukur nga Hasani, duke dalë i vetëm përballë portierit Spaho, dhe me një goditje shumë të bukur shënon për 1 me 0.

Pësimi i golit i ka “zgjuar” lagunorët, duke vënë shpesh në provë portierin Selimaj, me 28 vjeçarin që u shfaq në lartësinë e duhur.

Dyfishimi i rezultatit erdhi nga këmbët e Olsi Gocaj që u tregua i saktë nga 11 metërshi duke dërguar rezultatin në 2 -0, me shifrat që nuk ndryshuan deri në fundin e pjesës së parë.

Fraksioni i dytë i lojës, foli vetëm për Lushnjën, me Sefa dhe Meto që vendosën në provë reflekset e portierit shkodran.

Një goditje dënimi e egzekutuar mjeshtërisht nga Agim Meto, mposhti gardianin Selmani dhe ngushtoi rezultatin e ndeshjes, duke rritur ankthin në kampin e shkodranëve, që ia arritën të mbronin rezultatin deri në fundin e takimit, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.




EMISIONET