Vllaznia dhuron gjak për të plagosurit nga tërmeti

Vllaznia dhuron gjak për të plagosurit nga tërmeti

Klubi shumësportësh, Vllaznia ka nisur të dhurojë  gjak për të plagosurit e tërmetit.

Lojtarët shkodranë janë paraqitur në ambientet e spitalit të qytetit për të bërë të mundur mbulimin e nevojave për gjak.

Kujtojmë që vendi ynë po kalon orë kaotike, pasi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (26 nëntor 2019) u godit nga një tërmet prej 6.3 ballësh. Deri më tani, raportohet se ka 17 viktima, teksa qindra të tjerë gjenden nën rrënoja.


EMISIONET