Vlahutin këshillë nga Fieri për Teatrin: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni për të gjetur zgjidhje

Vlahutin këshillë nga Fieri për Teatrin: Dëgjoni

Debati mbi Teatrin Kombëtar po shqyrtohet dhe prej delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Ambasadorja Romana Vlahutin, është shprehur se për këtë çështje ka marrë një sërë letrash.

Vlahutin: Kemi marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët.

Zgjidhja sipas saj duhet të jetë të dialogu.

Vlahutin: Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët.

Deklaratën Vlahutin e ka bërë në Fier ku ka marrë pjesë në një aktivitet me temë luftën ndaj krimit.

Ambasadorja ka kërkuar sekuestrimin e aseteve të përfituarë në mënyrë të paligjshme dhe përdorimin e tyre në ndihmë të komunitetit.




EMISIONET