Shifra kolosale e vjedhur në Bankën e Shqipërisë është përfshirë në zërin e shpenzimeve për vitin 2015 për vetë bankën. Përfaqëesuesi i BSH në Komisionin e Ekonomisë, Marin Gjermeni nuk dha shifër konkrete për përfshirjen në buxhet ndërsa do të duhet të raportojë bazën ligjore ku e ka të mbështetur këtë vendim. Marin Gjermeni: Përsa i përket shifrës pse është futur, ose pse është trajtuar si shpenzime. Domethënë në grafikun e paraqitur është totali i shpenzimeve që janë llogaritur nga Banka e Shqipërisë. përsa i përket logjikës kontabël dhe veprimit juridik do na duhet të kthehemi në Bankën e Shqipërisë dhe të ballafaqojmë dhe të japim përgjigje” Erjon Brace: Mora shkas nga shpjegimi juaj se shpenzimet e BSH janë rritur, me përjashtim të vitit 2014, për shkak të përfshirjes së kësaj shume në shpenzime. Cila është bazueshmëria ligjore e këtij veprimi që është kryer, pse këto para të munguara futen në shpenzimet e BSH?

/Ora News.tv/