Vizita e Presidentit të Kinës "blindon" Romën

Vizita e Presidentit të Kinës "blindon" Romën

Kryeqyteti italian Romë është blinduar sot nga masat e sigurisë së lartë e mbi 3500 forca policore në terren, të aktivizuar për të garantuar vizitën tre ditore të Presidentit kinez Xi Jinping në Itali.

Është kjo një vizitë mjaft e rëndësishme gjatë të cilët pritet të nënshkruhet një memorandum historik bashkëpunimi mes Italisë e Kinës mbi Rrugën e Mëndafshtë.

Vëmendja e botës me preokupimin e Brukselit e të Ëashingtonit është përqendruar gjatë  orëve të ardhshme në Romë, ku Italia vend i NATO-s, vend anëtar i G7 e i Bashkimit Evropian vendos të hyjë zyrtarisht në Rrugën e Mëndafshtë.

"Është vetëm një memorandum ekonomik e jo politik", theksojnë Presidenti i Republikës Sergio Mattarella e kryeminisri italian Conte, duke tentuar të bindin skepticizmin e Evropës e mos aprovimin e SHBA mbi firmën e këtij memorandumi.

Italia është i pari vendi i G7 e i pari vend i madh i Bashkimit Evropian që pranon të nënshkruaj këtë traktat me Kinën, një vend ky që gjatë viteve të fundit përmes Memorandumit të Rrugës së Mëndafshët ka mundur të ndërtoj një strategji ekonomike që e ka shndërruar në një vend lidership në tregtinë ndërkombëtare.

Rruga e Mëndafshtë është një plan investimi infrastrukturor në të gjitha fushat e ekonomisë i lancuar nga Kina më vitin 2013 e që deri më tani është nënshkruar nga 63 vende.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi Italia merr një pozitë strategjike në tregtinë e mallrave në Mesdhe, një benefit i vyer për ekonominë e saj.

Gjatë vitit 2018 shkëmbimi ekonomik mes Italisë e Kinës ka qenë në vlerën  e 44 miliardë euro. Në Itali operojnë mbi 300 grupe të mëdha kinezë ndërsa në Kinë janë të pranishme rreth 1700 sipërmarrje italiane.

Gjatë qëndrimit të tij në Romë Presidenti kinez shoqërohet nga bashkëshortja e tij e nga një delegacioni i përbërë prej 200 persona.

Memorandumi historik mes Italisë e Kinës pritet të nënshkruhet ditën e shtunë paradite, ndërsa pasdite Presidenti kinez do të zhvilloj një vizitë jo formale në qytetin e Palermos në Sicili.

Presidenti kinez Xi Jinping do të mbërrij në aeroportin Fiumicinosì në Romë rreth orës 19. të mbrëmjes së sotme.

EMISIONET