Viva Helicopters kërkime nga ajri për 36-vjeçarin nga Vlora

Viva Helicopters kërkime nga ajri për 36-vjeçarin nga Vlora

Opercioneve për kërkimin e 36-vjeçarit nga Vlora Ksandro Imeraj iu është bashkuar edhe kompania Viva Helicopters. Imeraj humbi kontaktet me familjen 7 ditë më parë teksa doli në det me një jetsky.

Fati i Ksandro Imeraj, i zhdukur në mënyrë misterioze që prej 28 marsit nuk dihet ende. Autoritetet shqiptare dhe ato italiane tanimë kanë nisur edhe kërkimet nga ajëri asistuar nga kompania VIVA Helicopters.

36 vjeçari nga Vlora humbi kontaktet me të afërmit e tij 7 ditë më parë.

Rezulton se ai ka dalë në det me nje jetsky, ndërsa më herët ka tentuar ti bashkohet familjes në Itali në rrugë ilegale.

Kanë qënë familjarët që kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa dyshimet e para është se ai mund të jetë mbytur. Kërkime po bëhen edhe në det nga policia kufitare e Delta Forcë, ndërsa operacioneve për gjetjen e 36 vjecarit i janë bashkuar edhe familjarët e tij.

EMISIONET