Viti 2019 vendos rekord, FIFA zbulon shifrat "e çmendura" shpenzuar në merkato

Viti 2019 vendos rekord, FIFA zbulon shifrat "e çmendura"

2019 ka qënë viti i çmendurive të mëdha në merkaton e futbollistëve. Në harkun e një viti, numri i transferimeve ishte 18.042, duke thyer kështu rekordin e vendosur në 2018, me 15.463 lojtarë.Shifra që u rritën pasi, Joao Felix, Antoine Griezmann dhe Eden Hazard vendosen të ndryshonin skuadër dhe kjo jo pa shumë para.

FIFA zbuloi se 7.35 miliardë dollarë u shpenzuan nga klubet në afatin kalimtar të vitit 2019, rritje prej 5.8 % në krahasim me vitin paraprak. Studimi gjithashtu konfirmoi se klubet angleze janë ato që kanë bërë më së shumti shpenzime 1.52 miliardë dollarë.

Transferimi i Joao Felixit nga Benfica në Atletico Madrid për 126 milionë euro ishte transferimi më i shtrenjtë i vitit. Pas tij radhiten Antoine Griezmann (120 mln, Atletico Madrid – Barcelona) dhe Eden Hazard (100 mln, Chelsea – Real Madrid).

Shumica e shpenzimeve u bënë nga klubet elitare të futbollit. Sipas gjetjeve të FIFA-s, 80% e shumës së shpenzuar erdhi nga vetëm 100 klubet më të mëdha. Rritje edhe në futbollin e femrave, ku gjatë vitit 2019 u bënë 833 transferime në krahasim me 696 vitin paraprak, ndërsa u shpenzuan 652,032 dollarë.

EMISIONET