Viti 2017, viti rekord i sekuestrimit te drogës nga Shqipëria, u kapen 36 tonë marijuanë

Viti 2017, viti rekord i sekuestrimit te drogës nga Shqipëria, u kapen

Viti 2017 shënon vitin e sekuestrimeve rekord të marijuanës së trafikuar me gomone nga Shqipëria drejt Italisë.

Dy operacionet e fundit për 2017 të Policisë financiare Italiane e të Rojes Bregdetare të orientuara nga patrullimi i Adriatikut në kuadër të operacionit Triton 2017 të Agjensisë europiane Frontex janë ekzekutuar në datat 30 e 31 dhjetor 2017.

"Trafikantët nuk ndalen as në festat e fundivit" informon Financa Italaine, por nuk është ndalur as puna e reparteve operative të autoriteteve italiane duke u finalizuar me suksesin e dy operacioneve të fundit.

Financa Italiane informon se vetëm në rajonin e Puglias ka mbërritur në 36 tonë sasia e marijuanës së sekuestruar nga Shqipëria drejt Italisë përgjatë viti 2017.

Më vitin 2016 sasia e drogës së sekuestruar përmes detit në rajonin e Puglias ishte rreth 22 tonë, pra gjatë 2017 janë rreth 14 tonë më shumë marijuanë e trafikuar në këtë territor nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjithashtu Policia Financiare puglieze informons se në vitin 2017 janë sekuestruar 26 mjete lundrues dhe janë arrestuar 52 skafistë. 

EMISIONET