Vitapur, rrjeti slloven hap në Shkodër dyqanin e katërt

Vitapur, rrjeti slloven hap në Shkodër dyqanin e katërt

Vitapur, rrjeti slloven i dyqaneve vijon të zgjerohet në Shqipëri.  Pas Tiranës, Durrësit dhe Lezhës, dyqani i katërt është hapur në Shkodër. Për këtë festuar, këto ditë në të gjithë rrjetin gjeni superulje deri në 72 %.

Vitapur, rrjeti slloven i dyqaneve ka hapur dyert në Shkodër.Me mbi 65 dyqane në Europë, dhe një eksperiencë 15-vjeçare, Vitapur vjen me dyqanin e katërt në Shqipëri me mision të qartë: më shumë cilësi në jetët tona.

Produkte të garantuara nga markat e përzgjedhura europiane, do ta bëjnë jetesën tuaj në kuzhinë, sallon, dhomë gjumi, banjo e të gjithë shtëpinë tuaj më të bukur dhe komode.

Por në filozofinë e Vitapur, cilësia nuk ka pse të jetë e shtrenjtë.

Ndërsa për të festuar dyqanin e ri, rrjeti i dyqaneve Vitapur vjen me super ulje deri në 72% deri më 27 tetor, ku 100 klientët e parë, përfitojnë edhe dhurata.

Në Shkodër, dyqanin Vitapur e gjeni tek hyrja e Pedonales, pranë Universitetit.

Vitapur, Passion for living është slogani që më së miri përfaqëson cilësinë dhe çmimet e përballueshme që ofron ky rrjet dyqanesh.

EMISIONET