Vitamina D, një vitaminë shumë e rëndësishmë për trupin e njeriut, ëshë hormoni i cili ka aftësinë të ndërveprojë dhe të ndikojë në shumë gene të trupit tonë. Mungesa e kësaj vitamin është e lidhur me 17 tipe sëmundjesh si të zemrës, tumoret, diabeti etj. Është e vërtetë që përdorimi  i kremrave është i rekomanduar nga dermatologët për të mbrojur lëkurën nga rrezet B ultraviolet të diellit por gjithashtu ajo pengon përthithjen e vitaminës D në lëkurë. Burimi kryesor i vitaminës D sigurisht vjen nga dielli, duke ekspozuar fytyrën dhe duart për 30 min çdo ditë, por duke respektuar masat e sigurisë sidomos gjatë stinës së verës. Konsumimi i ushqimeve si salca e domateve (e bërë vetë), vaji i ullirit, specat e kuq, farat e lulediellit, frutat e pyllit etj,  ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme, ndërsa ushqimet të cilat janë të pasura më vitaminë D janë salmoni, veza e zier, kërpudhat etj.

/Ora News.tv/