Bota është përfshirë në një debat të madh nëse virusi Covid-19 doli apo jo nga laboratori.

Prof. Giulio Tarro, Drejtues i Agjensisë Spitalore Cotugno në Napoli, kandidat për Çmim Nobel 2015, një nga virologët më të mirë që Italia përjashton mundësinë që virusi të jetë krijuar në laborator por nuk di të thotë nëse ka kaluar aty.

Për "Tempora" në Rtv Ora, ai nuk përjashtoi edhe mundësinë që virusi të jetë shfaqur përpara se OBSH të jepte alarmin.

Më poshtë intervista e plotë

Në një fazë të re, erdhi më shpejt apo më vonë nga çfarë e kishit parashikuar?

Tarro: Erdhi më shpejt për të tjerët. E prisja këtë periudhë. Duke ndjekur dhe polemikat që shkaktoi kjo pandemi, duke matur edhe hapjen që vende të ndryshme kanë pësuar si Spanja. Jemi në një fazë që ka njohur një avancim të dukshëm.

Përmes një statusi ju keni drejtuar nënave dhe baballarëve në Itali dhe jo vetëm, pse?

Tarro: E kam shkruajtur nga zemra sepse mendoja se kishin nevojë për ta përjetuar në mënyrë pak më rozë krahasuar me lajmet e hidhura që nga fillimi i pandemisë. Mendova se është më mirë për prindërit për t'ju drejtuar fëmijëve të tyre në një momemnt dhe për të çliruar stresin që siç dimë e ul ndjeshëm dhe imunitetin.

A mund të themi që izolimi ka qenë i ekzagjeruar dhe ndoshta ka prodhuar pasoja në sistemin tonë imunitar, të ngjashme ose më të mëdha se vetë Covid-19?

Tarro: Ky izolim ishte paksa i ashpër sidomos për më të rinjtë, duke pasur parasysh se Izraeli dhe Suedia kishin mundësi të mbronin moshat e treta për të dhënë më shumë liri për të rinjtë.Në një mënyrë apo tjetër për të imunizuar dhe krijuar kundër-trupat që janë pikë referimi për imunitetin  e tufës.

Ka një debat botëror nëse virusi doli nga laboratori apo është virus natyral që ka kaluar nga kafshët te njeriu?

Tarro: Pas javës së parë kur në 31 dhjetor nga OBSH u raportua për këtë problem u identifikuar një virus i quajtur Corona. Menjëherë më pas kërkuesit amerikanë u paralajëmruan nga kolegët kinezë për këtë sekuencë gjenetike të virusit, një javë më pas në Australi dhe më pas në Gjermani. Këto sekuenca gjenetike të transmetuara në këtë formë gjeografike duket se burimi kryesor ishte nga lakuriqi i natës.Lidhur me faktin se mund të jetë prodhuar në laborator mund të themi dhe spekulojmë se mund të ketë shpëtuar në mënyrë të pandërgjegjshme nga kërkuesit shkencorë por nuk mund të mohojmë që ka sekuenca tipike origjinale nga lakuriqi i natës. Nuk mund të them se është origjinuar nga laboratori por mund të ketë kaluar si virus natyral nëpër laboratorë dhe ka kërcënuar më pas njerëzimin. Supozoj se është një virus i Sarsit të parë në 2002-2003 që vinte nga lakuriqi i natës. Një tjetër sindromë respiratorë e Lindjes së Mesme me origjinë nga lakuriqi i natës. Nuk mendoj se është krijuar ga laboratori, pastaj nëse ka kaluar aty...

Alarmi u shpall në kohën e duhur?

Tarro: Nga pikëpamja klinike nuk mund të përjashtojmë që mund të ketë pasur hije të këtij polmoniti dhe mund të kenë të qenë të lidhura me këtë koronavirus. Në këtë pikë duhet të ndiqnin dhe izolimin. Jam dakord me këtë mundësi se në planin klinik këto polmolite janë parë gjatë stinës së dimrit, nuk përjashtohet të ketë qenë fillimi i epidemisë apo pandemisë. Edhe kam dyshimet e mia nëse është arratisur nga laboratori.

A do të ketë një valë të dytë?

Tarro: Virusi zbutet me stinën verore, do ta përgatisë popullësinë me anti-korpet. Nuk e përjashtoj që do të ketë një valë të re por do të jetë stinore dhe më e zbutur.

Vaksina apo terapia përmes plazmës, jemi në garë hipotezash apo çfarë?

Tarro: Nuk mendoj që është kështu. Objektivi i vaksinës është futja e anti-trupave për të krijuar imunitetin në subjekte të ndryshme. Tani kemi mundësinë të përdorim kundër-trupat nga ata që janë shëruar ku këto anti-trupa mund të vinë me seroterapi te ata persona që kanë shfaqje të simptomave. Nuk është hipotezë, është pranuar dhe sugjeruar edhe në janar. Është përdorur në Lindjen e Mesme.

A mund të kemi në studio më shumë se dy persona me këtë ecuri të Shqipërisë me koronavirusin?

Tarro: Po, duke marrë masat e domosdoshme, duke mbajtur distancat.


/Ora News.tv/