Ditën e sotme dy persona kanë humbur jetën në plazhe.

Një 78-vjeçar nga Kruja humbi jetën paraditen e sotme në plazhin e Shëngjinit. Viktima u identifikua si shtetasi Besnik Marlika.

Ndërsa rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase e moshuar çeke ka humbur jetën. Dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.

/Ora News.tv/