Të tjera probleme jaë shfaqur për gjigantin e prodhimit të avinëve, kompaninën Boeing. Në depozitat e karburantit të modelit problematik 737 Max, janë gjetur mbeturina. Ato janë gjetur në disa avionë të rinj të cilin ishin në pritje të dërgoheshin në përdorim nga linjat ajrore. Kreu i programit Boegin 737 u tha punonjësve se zbulimi ishte “absolutisht i papranueshëm”.

Ky zbulim vjen vetëm pak kohë pasi avioni Boeing 737 doli nga përdorimi përkohësisht pas përplasjes së dy modeleve 737 Max, që shkaktuan qindra të vdekur. Kompania është shprehur se ka nisur një hetim të brendshëm, për të korrigjuar sistemin në linjat e prodhimit të avionit.

Zbulimi është i fundit në një seri problemesh që kanë prekur prodhimin e modelit Boeing 737, që dikur ishte modeli më i shitur i kompanisë amerikane. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit i tha BBC-së se po monitoronte përgjigjen e prodhuesit të aeroplanit për çështjen e re. Boeing tha se nuk priste që çështja të shkaktojë vonesa të reja në kthimin në shërbim të 737 Max.

/Ora News.tv/