Një dyqan i qendrës tregtare Stolitsa në Vladikavkaz, të Rusisë jugperëndimore ka bërë ulje drastike çmimesh.

“Gjithçka 1 euro” bëri që dyqani të zbrazej i gjithi në vetëm 5 minuta. Radhë të gjata u regjistruan jashtë dyerve të dyqanit pak para se ai të hapej.

Pamjet tregojnë blerësit e tërbuar duke rrëmbyer rrobat nga duart e njëri-tjetrit dhe pavarësisht skenave të çmendura, dyqani ka premtuar se do të mbajë shitje të ngjashme në ditët në vijim.

Në një moment shihet se një blerëse femër i rrëmben rrobat nga duart një gruaje dhe ajo përplaset në gjunjë në dysheme.

WordFullOfBeauty tha: "Kjo është e tmerrshme shokë. Njerëzit po hedhin dinjitetin e tyre për lecka".

Ndërsa Bekoevalaura shkroi: "Sjellje absolutisht e papërshtatshme. Skenat janë aq të neveritshme sa ndjehem i turpëruar".

/Ora News.tv/