Vidhte pajisje elektrike, në pranga vlonjati

Vidhte pajisje elektrike, në pranga vlonjati

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, si autor i dyshuar i vjedhjes së disa pajisjeve elektrike.

Altin Beluli, banues në Vlorë, dyshohet se më 19 tetor vodhi pajisje elektrike në kutitë shpërndarëse të një pallati në ndërtim në lagjen "1 Maji".

Nga hetimet e kryera janë zbuluar edhe dy vjedhje të tjera të kryera nga 45-vjeçari.

"Më datë 21 maj, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, në unazën e qytetit, dyshohet se Beluli ka vjedhur rreth 120 metra kabllo elektrike të dritave të kësaj rruge.

Gjithashtu më 8 qershor, në fshatin Nartë, Vlorë, në një magazinë jo funksionale në pronësi të shtetasit L.S, dyshohet se ai ka vjedhur disa metra kabllo elektrike,"-raporton policia.

Materialet iu referuan Prokurosirë për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal

EMISIONET