Vidhet magazina e një institucioni në varësi të Ministrisë së Brendshme

Vidhet magazina e një institucioni në varësi të

Një magazinë e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisë së Brendshme ka rënë pre e grabitjes.

Policia thotë se "Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar".

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .

EMISIONET