Vidhen 100 litra naftë nga kompania e naftës “Bankers Petroleum” në Fier. Policia e këtij qarku bën me dije se ka ndaluar 2 shtetas me detyre roje private te “Bankers Petrolium”, përkatësisht Besnik Baron 49 vjeç dhe Shkëlqim Dervishaj 48 vjeç. Sipas bluve, në datën 16.11.2014 në oren 20:50 në Zharrëz, në vatrën e pusit M35 A prone e kompanise“Bankers Petroleum” është konstatuar vjedhja e 100 litrave naftë. Nga kqyrja e kamerave te sigurise me te cilat survejoheshin depozitat, ka rezultuar se 2 persona te paidentifikuar në “Bankers Petroleum” po kryenin vjedhje duke mbushur me ane te nje tubi bidonat me nafte. Policia bën me dije se shtetasi B.Baro sebashku me Sh.Dervishaj patrullonin ne zone, biseduan me ta dhe nuk kryen veprime per parandalimin dy personave ende te paidentifikuar. Materialet lidhur me dy rojët e arrestuara iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

/Ora News.tv/