Lorenco Vila shënon në sekondat e fundit dhe vulos fatet e takimit të "Niko Dovanës" mes Teutës dhe Skënderbeut.

Sulmuesi realizoi në minutën e parë të shtesës golin e fitores, duke kthyer tek fitorja bregdetarët. Një rafeshatë e Vilës përfundoi në fundin e rrjetës, një realizim shpëtimi për një qytet i cili kaloi orë tmerri në javën që lanë pas.

Pjesa e parë ishte tepër e përgjumur, me dy skuadrat që tentonin të gjenin pikat delikate te kundërshtari. Diçka që u arrit në minutën e 91, aty ku një fuqi "mbinatyrore" e Vilës tundi rrjetën e korçarëve dhe dërgoi në delirë vendasit.

Një gol fitoreje ky, që vjen pas 5 ndeshjeve "makthi", me Teutën që rikthehet te 3 pikëshi pas pesë javëve pauzë. Kjo fitore i ngjit bregdetarët në vendin e 5 me 22 pikë, dy më shumë se Skënderbeu i vendit të 7-të.



/Ora News.tv/