Video/ Vendimi i çuditshëm: Godisni me karrige futbollistët që humbasin penallti

Video/ Vendimi i çuditshëm: Godisni me karrige futbollistët

Penalltia është një çështje fati, ku futbollisti i cili e merr përsipër merr edhe një risk mbi shpinë. Megjithatë, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse ka shkuar edhe më tej, ku ka theksuar se nëse një futbollist humbet një penallti meriton të goditet në fytyrë.

Vendimi i çmendur erdhi pasi dy futbollistë të Zenit sulmuan një zyrtar qeveritar në Moskë.

Lojtarët, Aleksandr Kokorin dhe Pavel Mamaev, tashmë të njohur për karakterin e tyre të egër, thuhet se goditen me karrige një zyrtar në një kafene. Sipas mediave ruse, thuhet se zyrtari nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë u tall me futbollistët dhe Kokorin dyshohet se e goditi atë me një karrige.

"Imagjinoni, nëse një lojtar humb një penallti dhe ai goditet me një karrige në fytyrë, "shkroi Maria Zakharova, drejtoreshë e Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Facebook.

Gjithsesi në mbrojtje të futbollistëve ka dal gruaja e Mamaev, Alana, e cila pretendon se lojtarët ishin të dehur gjatë incidentit, duke shtuar se nuk ka shpjegime të tjera për sjelljen e tyre.

Ministria ruse e sporteve dhe klubet e futbollit, Zenit dhe Krasnodar, gjithashtu e kanë dënuar ngjarjen. Ministri i sportit, Pavel Kolobkov premtoi se do të hetohet sulmi dhe do të ndëshkojë autorët. Në këtë linjë ka dal edhe Liga Ruse, që në një deklaratë ka thënë thënë se "nuk ka vend për huliganët" dhe se veprimet e tyre do ndikojnë për keq në të gjithë futbollin rus.

Dyshja është akuzuar gjithashtu për përfshirjen në një sulm ndaj një shoferi në Moskë. Policia e Moskës po heton sulmin.



EMISIONET