Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngjallur dyshime të mëdha rreth ngjarjes që tronditi sportin mbrëmjen e djeshme.

Në imazhet e filmit vizatimor, i titulluar dhe prodhuar në vitin 2012 "Fundi i ditëve" shihet teksa Kobe Bryant, basketbollisti që fatkeqësisht vdiq në një aksident ajror të kishte të njëjtin fat edhe në film.

Skena aktuale e vendit të aksidentit që i mori jetën Bryant më 26 Janar 2020. Fakt mjaft interesant ky, që për shumë supersticiozë ka ndikuar edhe në rrjedhën e vërtetë të jetës së Bryant.

Ish ylli i Los Angeles Lakers humbi jetën mbrëmjen e djeshme së bashku me 8 persona të tjerë, pasi helikopteri i tij personal humbi kontrollin duke u përplasur me një kodër.

/Ora News.tv/