Manchester United vijon të marrë maksimumin. Pas triumfit në Europë, "djajtë e kuq" morën pikë të plota edhe në Premier League, teksa mposhtën 3-1 Brighton.

Takimi i zhvilluar në "Old Trafford" nisi në mënyrën e duhur për vendasit, të cilët me anë të Pereira dhe një autogoli të Propper e panë veten në avantazh të dyfishtë pas 19 minutash lojë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që goli i Marcus Rashford në minutën e 66-të vulosi gjithçka në favor të United.

Pak minuta më parë kishte shënuan Dunk, por kjo nuk i mjaftoi Brighton për të dalë me pikë nga mitiku "Old Trafford". Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e 7-të, teksa Brighton qëndron 4 pozicione më poshtë me një pikë më pak.

Fitore mori edhe Wolves. "Ujqërit" mposhtën 2-1 Aston Villën dhe tani e shikojnë veten në vendin e 8-të me pikë të njëjta me United. Pas 12 raundeve të para, Aston Villa mbetet në vendin e 17-të me 11 pikë.

Java e 12-të në Premier League mbyllet me klasiken e futbollit anglez, Liverpool-Manchester City.




/Ora News.tv/