VIDEO/ Ujqërit "shqyejnë" Cityn, Arsenal e Chelsea afrohen me kreun

VIDEO/ Ujqërit "shqyejnë" Cityn, Arsenal e Chelsea afrohen

Wolves befason Manchester Cityn dhe i hap krahun Liverpoolit në rrugën drejt titullit kampion. "Ujqërit" mposhtën 2-0 në "Etihad Stadium" kampionët në fuqi të Premier League, duke i hapur rrugën Liverpool.

Një dopietë e Traore në minutën e 80-të dhe të katërt shtesë bëri që City të pësonte humbjen e dytë në 8 javë dhe tashmë distanca me kreun që mbahet nga "The Reds" është 8 pikë.

Vijon forma pozitive e Chelsea. Pas fitores në Carabao Cup dhe Europa League, "Blutë e Londrës" kanë grumbulluar gjashtë pikë në dy javët e fundit të Premier League. Të besuarit e Frank Lampard mposhtën 4-1 në transfertën ndaj Southampton.

Abraham, Mount, Kante dhe Batshuayi ishin autorët e golave, duke e cilësuar golin e Ings si të "pavlefshëm". Kjo fitore e ngjit Chelsea në vendin e 5-të me 13 pikë.

Fitore minimale arriti Arsenali, i cili iu fal një goli të David Luiz për të mposhtur 1-0 Bournemouth dhe për të marrë vendin e 3-të me 15 pikë.


EMISIONET