Pas Manchester United, radha për të ngelur në trafik ka qënë e autobusit të kampionëve në fuqi të Evropës, Realit të Madridit.

Spanjollët kanë udhëtuar drejt Çekisë për tu ndeshur me Viktoria Plzen, por rrugën janë përballur me shumë tifozë të tyre, të cilët kishin dal në rrugë për të pritur skuadrën 13 herë kampione të Evropës. Numri i lartë në rrugët e qytetit çek shkaktoi një trafik të rënduar, çka bëri që autobusi i Realit të vonohej gjatë rrugës për në hotel.

Skuadra e Realit të Madridit është e vendosur në hotelin "Courtyard Marriott", ndërsa pritet që të kryej disa seanca stërvitore në tokën çeke, përpara se të zbres nesër, në orën 21:00 në stadiumin "Doosan Arena".


/Ora News.tv/