VIDEO/ Tjetër shpikje e Dele Alli, ja si e feston golin e shënuar kundër Everton

Kemi parë shpesh festime të futbollistëve, të cilët pasi shënojnë mendojnë të festojnë në mënyra të ndryshme.

E tillë është edhe ajo e mesfushorit anglez të Tottenham Hotspur, Dele Alli, i cili ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të festuar.

23 vjeçari shënoi përballë Evertonit, gol të cilin e festoi duke "fjetur". Alli bëri një inkursion fantastik në zemër të mbrojtjes vendase dhe pasi tronditi rrjetën shkoi drejt cepit të fushës dhe u ul për të fjetur.

Dele Alli ishte sërish protagonist me mënyrën e radhë të festimeve të golave. Anglezi ishte i pari që festoi me gishtat e përdorura si maskë në sytë e tij.




EMISIONET